Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhleyi ka deklaruar se “Ballkani i hapur” është iniciativë e nisur nga vet rajoni, dhe jo nga BE-ja, as Amerika. Në samitin e sotëm në Ohër, ai ka deklaruar se kjo nismë e qon Ballkanin Perëndimor drejt integrimit evropian. “Iniciativa ‘Ballkani i hapur’ nuk është vetëm e mirë, por ajo është mundësi me të cilat përballet rajoni dekada të tëra, normalisht mund të jetë mundësi edhe për përshpejtimin e rrugës drejt BE-së nëse e kryejmë punën, dhe do të duhej të përshpejtojë edhe integrimin real të rajonit në BE e them këtë sepse kur flasim për aderimin në BE më shumë flasim për procese, flasim për korniza negociuese. Kjo nismë nuk është interesante për njerëzit tanë në BE apo për njerëzit e Ballkanit. Pyetja kyçe e qytetarëve të Ballkanit është kur do të jetojmë siç jetojnë në Evropë, ka saktësuar Varhleyi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …