Olivier Guerot: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guero ka thënë se përgjegjësit e sulmit në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë dhe se ne presim veprime nga Serbia. “Presidenti Macron ka theksuar vazhdimisht nevojën që jo vetëm Milan Radojicic, por të gjithë autorët, autorët e mundshëm, apo autorët e dyshuar të dalin para drejtësisë. Ne i përmbahemi kësaj si një mesazh shumë i qartë që është dhënë në nivelin më të lartë dhe sigurisht presim që Serbia ta ndjekë këtë. Unë mendoj se askush nuk është i interesuar që situata në veri të përkeqësohet”, ka thënë ambasadori francez, Olivier Guero. Ai ka shtuar më tutje se KFOR-i dhe EULEX po punojnë për të garantuar paqen në veri, mirëpo shton se siguria në atë pjesë është ende e brishtë. Diplomati francez në një intervistë për KosovaPress, thotë se institucionet e Kosovës duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara në veri, në mënyrë që situatë mos të përkeqësohet.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja ka kërkuar shkarkimin e ministrit, Faton Peci dhe deputetes Fitore Pacolli nga pozita e Kryetare së Komisionit Parlamentar

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka …