Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, është cituar të ketë deklaruar se marrëveshja e diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, mund të jetë një moment historik për të dyja vendet. Mendoj se jemi në një moment që premton dhe ka mundësi reale të bëjmë progres konkret në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja që u diskutua më 27 shkurt ka potencial për të dyja vendet për Kosovën dhe Serbinë. Është diçka shumë pozitive dhe në interesin e Kosovës si shtet”, u shpreh ai para gazetarëve. Guerot foli edhe për qëndrimet e opozitës, për të cilët tha se duhet ta shikojnë çështjen e Asociacionit nga një perspektivë më e gjerë. Kosova është një vend demokratik dhe është normale që pozita dhe opozita të jenë në kundërshtim për çështje të ndryshme. Ne siç kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës, kërkojmë njëjtë edhe nga opozita që ta shohin çështjen e Asociacionit nga një perspektivë më e gjerë, ta shohin ‘pikturën e madhe’ dhe t’i vlerësojnë përpjekjet që komuniteti ndërkombëtar po bën për Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë mes tjerash ambasadori francez. Guerot ka pohuar se shpreson që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të finalizohet më 18 mars, kur do të jetë edhe takimi i radhës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …