Olta Xhaçka: Fredi Beleri nuk është çështje politike, as e të drejtave të njeriut, por çështje e luftës kundër fenomenit të blerjes së votës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në takimin që zhvilloi një ditë më parë në Bruksel me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias ka theksuar se çështja e arrestimit dhe lënies në burg të Fredi Belerit, i përket drejtësisë. Në një deklaratë për mediet lidhur me takimin informal mes ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, zonja Xhaçka bëri të ditur detaje nga biseda me homolgun grek. E urova për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e djeshme dhe i shpreha dëshirën tonë të sinqertë që pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme për çështjen Beleri, të mund të vazhdojmë bashkëpunimin tonë miqësor, për të cilin kemi hapur tashmë një faqe të re. Kolegu Dendias paraqiti qëndrimin e tij dhe unë bëra shumë të qartë qëndrimin tonë se Fredi Beleri nuk është as çështje politike dhe as çështje e të drejtave të njeriut, por është çështje e luftës kundër fenomenit të blerjes së votës, si një prej rekomandimeve kryesore të OSBE-ODIHR. Ashtu si Shqipëria, edhe Greqia, në respekt të ligjit, kreu arrestime pikërisht lidhur me  akuzat për blerje vote, ka saktësuar, ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …