Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih si pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Pas dy ditëve të konferencës, Xhaçka ndau në rrjetet sociale pamje nga takimet me aleatë e partnerë. Dy ditë intensive në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Takimet me aleatë e partnerët rikonfirmuan Shqipërinë, jo vetëm si një aleat të denjë për sigurinë në rajon e përtej, por edhe si një zë i fuqishëm në mbështetje të parimeve mbi të cilat është ndërtuar siguria jonë evropiane dhe globale. Ajo theksoi se Politika e Jashtme Feministe është në mbështetje dhe fuqizimin e grave dhe vajzave në Afganistan dhe në Iran, u shpreh Olta Xhaçka.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …