leoni

Olta Xhaçka: Mos-liberalizimi i vizave po i pikëllon jo vetëm shqiptarët në Kosovë, por edhe vëllezërit e tyre në Shqipëri

Olta Xhaçka: Mos-liberalizimi i vizave po i pikëllon jo vetëm shqiptarët në Kosovë, por edhe vëllezërit e tyre në Shqipëri

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave po i pikëllon jo vetëm shqiptarët në Kosovë, por edhe vëllezërit e tyre në Shqipëri. Ajo  tha se izolimi që i është bërë Kosovës duke mohuar liberalizimin e vizave është më shumë se i padrejtë. Së fundmi dy fjalë lidhur me një çështje që me të drejt i pikëllon jo vetëm shqiptarët këtu në Kosovë, por edhe vëllezërit e tyre në Shqipëri dhe e kam fjalën për çështjen e vizave e cila duket se më në fund ka hyrë në rrugën e zgjidhjes. Dua të theksojë se izolimi që i është bërë Kosovës duke i mohuar liberalizimin e vizave është më shumë se i padrejtë, është i pakuptimtë.  Nuk ka asnjë justifikim për të zvarritur më tej këtë çështje dhe për ta mbajtur pezull këtë situatë që do të thosha është absurde. Dua ta garantoj Donikën, motrën time ashtu si dhe publikun e Kosovës që Shqipëria do të bëjë gjithmonë çdo gjë që ka në dorë për ta mbështetur Kosovën”, theksoi Xhaçka.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …