Olta Xhaçka: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor strategjik i Shqipërisë në fushën e mbrojtjes

Olta Xhaçka: SHBA-të janë partneri kryesor strategjik i Shqipërisë në fushën e mbrojtjes

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka deklaruar sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor strategjik i vendit në fushën e mbrojtjes. Ajo me rastin e nderimit me “Medaljen e Mirënjohjes” të atasheut ushtarak amerikan në largim, Sam G. Wartell, nënvizoi faktin se këto marrëdhënie tashmë kanë hyrë në një fazë të re dhe më cilësore. Ministrja e Mbrojtjes vlerësoi kontributin dyvjeçar të kapiten Wartell, në rritjen e mëtejshme të nivelit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Qeveria e Shqipërisë dhe Ministria e Mbrojtjes është e angazhuar në një proces modernizimi të FA-së, me synim rritjen dhe përmirësimin cilësor të kapaciteteve operacionale të strukturave tona ushtarake dhe veçanërisht të atyre strukturave që janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s”, tha ministrja Xhaçka.

Kontrolloni gjithashtu

Ana Pisonero: Jemi pritje të finalizimit të reformave nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me Planin e Rritjes të BE-së për rajonin

BE i kërkon sqarim Serbisë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia të sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën …