Nënkryetari dhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Omer Çelik tha se masakrat dhe ngjarjet tragjike gjatë agresionit kundër Bosnjë e Hercegovinës (BeH) nuk do të kishin ndodhur nëse në atë kohë do të kishte qenë Turqia e sotme dhe presidenti aktual Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu. Çelik qëndroi në qytetin jugor turk të Adana-s, ku u takua me përfaqësues të Shoqatës, Bosnja-Adana. Në një bisedë me anëtarët e shoqatës, Çelik kujtoi momentet kur e shoqëronte presidentin Erdoğan gjatë kthimit nga një vizitë në një nga vendet e huaja, kur morën informacione se presidenti i parë i BeH-së, Alija Izetbegoviq ishte shtruar në spital dhe se si vendosën të zbarkojnë në Sarajevë. Ne zbarkuam urgjentisht në Sarajevë. Unë isha me presidentin tonë kur shkuam në spital. Pastaj presidenti foli me Alija Izetbegoviqin dhe i tha atij: ‘Ne duam të të transferojmë në Türkiye për trajtim”, por Alija i tha: “Nuk dua të largohem prej këtu”, tha Çelik. Ai shtoi se Erdoğan insistoi vazhdimisht, duke i thënë Izetbegoviqit se do ta kthente në Bosnjë pas. Që atëherë, Bosnja nuk ka mbetur kurrë e vetme, tha Omer Çelik.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …