Gjenoveva Ruiz-Calavera

ONM-ja nuk asnjë dyshim se Vetting-u, do të pastrojë sistemin e drejtësisë shqiptare nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar

Drejtuesja e ONM-së, Gjenoveva Ruiz-Calavera, ka deklaruar se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk asnjë dyshim se Vetting-u, do të pastrojë sistemin e drejtësisë shqiptare nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. “Ne besojmë se puna në kuadër të procesit të Veting-ut do të jetë tërësore dhe më në fund do të mundësojë pastrimin e sistemit të drejtësisë, nga ata të cilët nuk do të shërbejnë në interes të qytetarëve shqiptarë, por që kanë ndjekur praktika korruptive dhe, ose kanë pasur lidhje me rrjetet e krimit të organizuar. Përtej punës së Vetting-ut, zbatimi i reformës gjithëpërfshirëse të drejtësisë, ka vendosur themelet për të konsoliduar një sistem gjyqësor më efikas. Prandaj është në detyrë të organeve përkatëse të sigurojnë, sa herë që është e nevojshme, që hetimet efektive kundër krimit dhe lufta kundër korrupsionit, të kryhet në të gjitha nivelet.” Ligji i Vetting-ut, ka hasur sipas faktorëve ndërkombëtarë të përfshirë në procesin e hartimit të tij, me oponencë të segmenteve të ndryshëm, me qëllim për ta penguar atë. Këtë  alarm e ka dhënë edhe vetë drejtuesja e ONM-së Gjenoveva Ruiz-Calavera.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …