leoni

Ramush Haradinaj thotë se Amerika është aleate e Kosovës, por jo e politikanëve të caktuar në vend

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj: Nuk ka ndarje të Kosovës, prekja në kufi sjellë tragjedi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përjashtuar opsionin e ndarjes së Kosovës, pas deklarimeve të zyrtarëve serbë. Haradinaj duke folur të enjtën për “Zërin e Amerikës ” një gjë të tillë e ka quajtur strategji të Beogradit për të nxjerrë ndonjë gjë tjetër. “Është një blof i Beogradit, e lëshojnë këtë për të nxjerrë diçka tjetër. Nuk besoj që kjo është serioze dhe nuk i merr kush seriozisht. Në Ballkan kufijtë janë vendosur si rezultat i luftrave dhe prekja në kufij mund të sjellë luftra e tragjedi të reja. Është një presion i parë për të nxjerrë diçka tjetër, çka e vetmja gjë është falja por jo harrimi”, ka thënë Haradinaj. Ai ka thënë se iniciativa e deputetëve të Kosovës për Gjykatën Speciale nuk mund të sjellë ndryshime, kurse për Demarkacionin me Malin e Zi është shprehur me shpresë se mund të korrigjohen, siç i ka quajtur ai, gabimet që janë bërë në nisje të procesit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …