Opozita barrikadohet në tenda: Prej sot nuk do të largohemi deri në rrëzimin e regjimit antikushtetues

Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në qendër të Prishtinës ka thënë se qysh sot prej orës 14.00, partitë opozitare do të vazhdojnë protestën e vazhdueshme, kundër këtij regjimi, deri në largimin e kësaj qeverie. Kjo që do ta ndërtojmë në shesh do të jetë si infrastrukturë e cila do t’i shërbej protestës, posaçërisht për protestën e së shtunës. Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj me këtë rast i ka ftuar të gjithë qytetarët që kundërshtimin ta shfaqim në shesh, për 24 orë, pandërprerë. Ftoj që të na bashkohen, në mënyrë paqësore. Kjo është rruga për kalimin në fazë tjetër. Ky regjim jo që po reflekton, por po vazhdon me shtypje. Prandaj sot po kalojmë në fazën e kundërshtimi të përhershëm, deri në largimin e këtij regjimi antikushtetues, ka thënë Limaj. Edhe kryetari  i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklarua se nga sot fillon një etapë e re e kundërshtimit. Ky aktivitet i kundërshtimit është bërë me të gjitha përgatitjet e duhura dhe do të jetë qëndrim i përhershëm në tenda deri në rrëzimin e Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …