Aktivistë të Vetëvendosjes, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës, sot kanë realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata vendosën një mbishkrim me shkronja të mëdha ‘Për Republikën’. Me këtë rast, përfaqësuesit e partive opozitare u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen manifestimit të 28 Nëntorit, ku do t’i kundërshtojnë Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe, si dhe demarkacionin me Malin e Zi. Opozita përsëriti se qëllimi i vetëm i manifestimit të 28 nëntorit është bashkimi i qytetarëve për të mbrojtur Republikën e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …