Partitë opozitare e kanë quajtur shtrembërim të së vërtetës deklaratën e kryeministrit, Isa Mustafa, i cili ka thënë se nga 85 deri 95 % të planit qeveritar është realizuar, edhe pse, sipas tij, puna e Qeverisë është penguar nga partitë opozitare. Vetëvendosja, Qeverinë Mustafa e ka quajtur të dështuar. Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, i ka quajtur të pavërteta deklaratat e kryeministrit Isa Mustafa. Edhe Valdete Bajrami, deputete e partisë Nisma për Kosovën, ka theksuar se kryeministri Isa Mustafa, nuk ka bërë asgjë për qytetarët e Kosovës. Sipas opozitës, Kosova nuk ka shënuar fare progres në asnjë nga fushat që ka përmendur si suksese kryeministri Mustafa.
