Opozita dhe disa nga analistët shprehën të shqetësuar, për kritikat që Kosova mori lidhur ndalimin e përdorimit të dinarit serb. Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua për Kosovën, opozita dhe analistët politikë shprehën të shqetësuar, siç thonë për kritikat që Kosova mori për ndalimin e përdorimit të dinarit serb, ndërkaq nga partia në pushtet, e vlerësojnë si pozitiv përfaqësimin e kryeministrit Albin Kurti, derisa thonë se miqtë dhe aleatët e Kosovës duhet të mirëkuptojnë qasjen për zbatimin e Kushtetutës së Kosovës në tërë territorin e vendit. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se Kosova duhet të pranojë kërkesën e aleatëve ndërkombëtarë për një periudhë kalimtare për zbatimin e rregullores së BQK-së, ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë.
