Zyrtarë të lartë nga pozita e opozita kanë deklaruar se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen në këtë vit. Prej mbarimi i luftës së vitit 1999, në Kosovë janë mbajtur tetë palë zgjedhje parlamentare. Ndër to, vetëm tri herë zgjedhjet janë mbajtur në mënyrë të rregullt derisa herëve tjera të gjitha kanë qenë zgjedhje të parakohshme. Jetëgjatësitë e qeverive kanë zgjatur disa vite por ka pasur raste sikurse ai i qeverisë paraprake të drejtuar nga Avdullah Hoti kur mandati i saj ka zgjatur vetëm gjashtë muaj. Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjatë muajit dhjetor të vitit 2020 e shpalli si jo kushtetuese votën “pro” të deputetit nga radhët e minoriteteve në Kuvendin e Kosovës, Ethem Arifi, duke rrëzuar Qeverinë e Avdullah Hotit. Është pikërisht kjo Gjykatë cila i mundësoi Vetëvendosjes fioren në zgjedhje, ndërsa tani kur ajo arsyeton vendime të caktuara të partive opozitare, sulmohet nga Qeveri Kurti si të ishte gjykatë e Serbisë.