Opozita: Do të protestojmë deri në rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”

Përfaqësuesit e partive politike të opozitës kanë bërë të ditur për mediet se protesta gjithëpopullore e 9 janarit 2016, do të pasohet me protesta të tjera masive deri në rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”. Ata thonë se kjo Qeveri nuk mund të vazhdojë të funksionojë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi, sipas tyre, “gardiani i Kushtetutës” ka dëshmuar se me Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit është shkelur akti më i lartë juridik në vend. Zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, ka thënë se protesta e 9 janarit nuk do të jetë e dhunshme, por, sipas tij, opozita do të protestojë në mënyrë masive derisa shkelësit e Kushtetutës të largohen nga pushteti. Edhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se Qeveria “Mustafa” duhet të bjerë, pasi kjo Qeveri i ka shkaktuar shumë dëme vendit, prandaj edhe nuk e meriton të qëndrojë më gjatë në pushtet. Tani Gjykata Kushtetuese me vendimin e vet tregon se pjesa kryesore e kësaj Marrëveshje e ka dëmtuar interesin e shtetit dhe se është shkel Kushtetuta. Kjo Qeveri duhet të japë dorëheqje dhe të lëshojë rrugë që të mbahen zgjedhjet e reja dhe të vijë një qeveri e cila mbron integritetin dhe sovranitetin e vendit dhe që e zhvillon vendin”, ka sakësuar Ahmet Isufi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …