Opozita e Bashkuar do të vazhdojë protesta, duke kërkuar rrëzimin e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Vendimi për protestat e reja do të merret gjatë javës së ardhshme. Adonis Tahiri, nga Vetëvendosja ka thënë se “Protestat tona do të vazhdojnë brenda dhe jashtë institucioneve. Numri i të pakënaqurve në Kosovë po rritet vazhdimisht dhe paralel me të edhe numri i atyre që janë të gatshëm të protestojnë deri në largimin e këtyre pushtetarëve. Jemi në organizim e sipër dhe për format e ndryshme kreative të protestës, ashtu që të shtohet edhe më tutje presioni mbi pushtetarët. Ne po punojmë vazhdimisht në terren dhe po organizohemi ashtu që kundërshtimi ynë të jetë edhe më i fuqishëm dhe të rezultojë sa më shpejt me largimin e kësaj Qeverie dhe me shpalljen e zgjedhjeve të reja”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se zgjedhja e Thaçit president nuk ka legjitimitet, ka thënë Adonis Tahiri për mediet. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet që javën e ardhshme të marrë vendim rreth daljes apo jo në protesta. Deputeti i kësaj partie, Lahi Brahimaj, ka konfirmuar se të hënën pritet të dalë me qëndrim partia e Haradinajt.
Kontrolloni gjithashtu
Milazim Krasniqi: Drejtësia duhet të veprojë për të adresuar skandalet e qeverisë
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për një sërë skandalesh që …