AAK-ja në emër të opozitës së bashkuar e ka lëshuar një komunikatë, ku thuhet se anëtarët e opozitës nuk do të dalin më në debat me Arban Abrashin, i cili e krahasoi opozitën në Kosovë me ISIS-in. “Opozita e bashkuar njofton opinionin dhe mediet se pas deklarimeve të fundit të zëdhënësit të Qeverisë dhe Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i cili e krahason një parti opozitare me organizatën terroriste ISIS, ka marrë vendim që të mos u përgjigjet thirrjeve të mediave që përfaqësues nga opozita të jenë përballë tij në ftesat për debate mediatike”, thuhet në njoftim. Sipas opozitës, qytetarët e Kosovës, presin një distancim dhe kërkim falje nga ministri në fjalë për këtë deklarim kaq të ulët krahasues. Duke folur për gjatjen me vezë nga opozita dhe gazi lotsjellës, Abrashi kishte thënë se me metoda të tilla opozita po sillet ashtu sikur ISIS-i.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …