Pavarësisht retorikës së tejshprehur për unitetin brenda tri partive politike të opozitës, sulmi brutal i Policisë së Kosovës, i drejtuar ekskluzivisht vetëm kundër aktivistëve e zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, zbeh deklaratat e opozitës për bashkim, dhe unitet. Derisa aktivistët e këtyre partive nuk i bashkohen në protesta as në kundërshtime aktivistëve të Vetëvendosjes, bindja se opozita është unike nuk qëndron, sepse të vetmit që po tërhiqen zvarrë na policia, po rrahen, po arrestohen e po gjakosen brutalisht janë aktivistët e Vetëvendosjes dhe jo ata të AAK-së apo Nismës. Mungesa e solidarësisë dhe bashkëveprimeve unike nuk mund të fshihet me deklarata politike. Është e vërtetë se opozita ka protestuar qetë, por ka pasur sa e sa indikacione se pas protestës, policia e Isa Mustafës e Hashim Thaçit, mllefin do ta derdhin mbi aktivistët e Vetëvendosjes. Mungesa e veprimit dhe kundërshtimit unik në raste të tilla tregon mungesë gatishmërie për një vendosshmëri të qëndrueshme, pa kthim prapa të opozitës së bashkuar. (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar ‘Starlink’ është funksional edhe në Kosovë
Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, …