Kuvendi i Kosovës

Opozita e Bashkuar nuk merr pjesë në vazhdimin e seancës së nesërme plenare në Kuvend

Vetëvendosja ka bërë të ditur  se nesër në Kuvend  është vetëm vazhdimi i seancës nga java e kaluar, kështu që qëndrimi për të lëshuar mbledhjen mbetet i njëjtë. Opozita e bashkuar javën që shkoi e bojkotoi këtë seancë, me arsyetimet që i ka dhën deputeti, Ismajl Kurteshi. Prandaj, meqë nesër vazhdon e njëjta seancë, qëndrimi jonë ndaj kësaj seance mbetet i njëjtë”, ka thënë Tahiri. Kurse, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës thonë se tashmë AAK -ja, ka qëndrim të qartë për tu distancuar nga Kuvendi i Kosovës. Muharren Nitaj anëtar i kryesisë së AAK-së, thotë se deputetët e AAK-së refuzojnë të marrin pjesë në një kuvend ku nuk mund të ushtrohet mandati i tyre në përputhje me Kushtetute dhe dinjitetin njerëzore të deputeteve. “Vendimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për tu distancuar nga Kuvendi i Kosovës është përfundimtar dhe në këtë çështje nuk ka fare se çka mund të flitet tutje”, ka thënë Nitaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …