Opozita në vendin tonë e vlerëson shumë të rëndësishme vizitën e zëvendës-presidentit amerikan, Joe Biden, edhe pse ai nuk do të takohet me asnjërin nga përfaqësuesit e saj. Megjithatë opozitarët duke pretenduar ta zbusin qëndrimin e diplomatit të lartë amerikan, thonë se vizita e Bajdenit është e shkurtër dhe sipas tyre, është normale që të kufizohet vetëm te drejtuesit e institucioneve. Partisë më e madhe opozitare në vend, Lëvizjes “Vetëvendosje”, nuk i mbetet hatri pse Biden, nuk do t’i takojë gjatë vizitës së tij në Kosovë. Vetë fakti se Bajden nuk do të takohet me opozitën por vetëm me krerët e koalicionit qeveritar flet për mbështetjen që ai i jep Qeverisë, jo vetëm për demarkacionin por edhe për realizimin e të gjitha marrëveshjeve me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …