Opozita ende nuk ka propozuar kandidatin për president

Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë
e Kosovës si dhe Nisma për Kosovën, kanë mohuar se akademik, Rexhep Qosja dhe
Murat Jashari janë kandidatët e opozitës për president të vendit. Përfaqësuesit
e opozitës thonë se çështjen e kandidaturës për të parin e shtetit, ende nuk e
kanë diskutuar, meqë tani më parësore është çështja e dorëheqjes së Qeverisë. “Subjektet
opozitare deri tash nuk kanë diskutuar asnjëherë çështjen e një kandidature për
president që do të vinte nga opozita. Në momentin kur çështja e zgjedhjes së
presidentit të ri të vijë në agjendën e Kuvendit, ne do ta diskutojmë dhe do të
vendosim”, ka deklaruar Frashër Krasniqi, zëdhënës i Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …