Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore. Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Blera Deliu ka thënë se e kanë të vështirë të veprojnë pasi që shumica parlamentare nuk po shpreh gatishmëri për të mbështetur nismat e opozitës. “Unë e kuptoj përpjekjen e Qeverisë për të mbuluar aferën e shumëpërfolur me rezervat shtetërore, me miellin grurin e po ashtu rezervave tjera shtetërore, por po ashtu gjithmonë dua të theksoj faktin që e ka të pamundur kjo qeveri ti mbyll sytë para qytetarëve të Kosovës sepse tashmë po flasim edhe për insitucionet e Drejtësisë të cilat kanë ftuar ministren Rozeta Hajdari në cilësinë e të pandehurës” ka theksuar deputetja, Blera Deliu.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …