Njëzëri me Vetëvendosjen u shpreh edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka konfirmuar se sa i përket çështjes së Demarkacionit opozita është e bashkuar. Opozita është e bashkuar në qëndrime për çështjen e Demarkacionit, dhe kjo pyetje as që shtrohet më. Këtë e ka dëshmuar tash e një vit e gjysmë, në të gjitha rastet e mundshme kur është diskutuar kjo çështje, ka thënë zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj.
