Liderët e tri partive të opozitës, Visar Ymeri nga Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën kanë shqyrtuar ftesën zyrtare të kryeministrit Isa Mustafa për hapjen e dialogut, lidhur me tejkalimin e krizës politike në vend, mirëpo opozita unanimisht e ka refuzuar ftesën. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është “është e papranueshme të behet një ftesë sot”. “Ky propozim mund të ketë pasur kuptim me 26 gusht. Sot është i thatë”, ka thënë Haradinaj duke përsëritur se qëndrimi i opozitës është të anulohet “Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi dhe ajo për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Po ashtu, Haradinaj ka kërkuar lirimin e deputetëve të opozitës.
Kontrolloni gjithashtu
Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi
Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …