leoni

Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Opozita i quan të pavërteta pretendimet e Qeverisë Kurti për hapjen e dhjetëra mijëra vendeve të punës

Opozita i quan të pavërteta pretendimet e Qeverisë Kurti sipas së cilës,  për gjatë dy vite qeverisje, në vendin tonë janë punësuar afër 40 mijë persona. Zyrtar të Partisë Demokratike të Kosovës kanë deklaruar për Ekonomia Online se këta shifra janë krijuar aty për aty dhe se nuk kanë të bëjnë me realitetin. Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku ka theksuar se për shkak të papunësisë dhe mungesës së perspektivës, të rinjtë po ikin jashtë dhe nuk dihet se ku është bazuar Qeveria Kurti në pretendimet e saj. Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se nuk dihet se nuk është e vërtet që janë krijuar dhjetëra, mijëra vende punë. Ai ka theksuar më tutje se nëse pretendimi i Qeverisë Kurti është i vërtetë, atëherë përse dhjetëra mijëra të rinj po ikin nga Kosova!? Pretendimet e Qeverisë Kurti se për dy vite qeverisje, në vendin tonë janë krijuar afër 40 mijë vende të reja të punës, ia ka quajtur të pavërteta edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj. Ai ka deklaruar se të dhënat nga terreni e tregojnë të kundërtën e asaj që pretendon Qeveria Kurti dhe se qytetarët por edhe ndërmarrësit, janë tejet të pakënaqur në këtë Qeveri, e cila është më e dobëta në historinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …