Asnjëra nga partitë opozitare nuk ka marrë pjesë në takimin, në të cilin i kishte thirrur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me qëllim për të arritur një konsensus për dialogun me Serbinë, që mbahet në Bruksesl. Pas takimit që është mbajtur mes partive pjesë e koalicionit qeverisës, Veseli ka thënë se takimi është zhvilluar vetëm nga partnerët e koalicionit qeverisës. “Sot ne patëm një takim që ka të bëjë me arritjen e konsensusit në procesin e ardhshëm që e prek Kosovën. Në takimin e sotëm kanë marrë pjesë vetëm përfaqësuesit e pozitës, vetëm partnerët e koalicionit qeverisës. “Unë flas me shumë përgjegjësi, se një pjesë e opozitës ka pranuar të marrë pjesë në dialog. Jam shumë i sigurt që do të kemi një unitet të plotë në këtë proces, tha Veseli gjithnjë i disponuar dhe i bindur se opozita të t i përgjigjet thirrjes së tij, pavarësisht se sot e injoruan të gjithë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …