leoni

Opozita

Opozita ka kërkuar që Qeveria ta shfuqizojë marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel

Partitë e opozitës kanë kërkuar që me Qeveria të shfuqizojë një marrëveshje të arritur në Bruksel, sipas së cilës shteti do t’i njohë edhe për një kohë dokumentet personale të lëshuara nga strukturat ilegale të Serbisë. Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë kanë diskutuar për rreth 20 orë në Bruksel në lidhje me një numër çështjesh, përfshirë edhe ndalesën e kalimit të kufirit me letërnjoftime ilegale. Në këtë takim Qeveria e Kosovës është zmbrapsur nga vendimi për këtë ndalesë. Tek ka arsyetuar vendimin, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se kjo ishte kërkesë e ndërmjetësuesit. Marrëveshja lejon që  kufiri Kosovë-Serbi të kalohet edhe me dokumente të lëshuara nga institucionet ilegale.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …