Përfaqësuesit e partive opozitare të Kosovës në Komisionin për legjislacion, mandate, imunitete, rregulloren e kuvendit dhe mbikëqyrjen e agjencisë kundër korrupsionit, kanë kërkuar të kthehet mbrapa në qeveri Projektligji për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Ata kanë vlerësuar se ky projektligj nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe si i tillë duhet të ndryshojë. Po ashtu, ata kanë përmendur edhe komentet e Komisionit të Venecias, komentet e të cilit sipas tyre nuk janë marrë parasysh nga qeveria. Kryetari i këtij komisioni nga radhët e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka kërkuar që komisioni ta trajtojë në lexim të dytë këtë projektligj. Projektligji ka kaluar në parim tash propozoj që i gjithë komisioni të jemi në grup punues për ta trajtuar në lexim të dytë këtë projektligj. Unë i kam dorëzuar brenda afatit disa amendamente si deputet si material pune për grupin punues në mënyrë që të kemi propozime. Qëndrimi është i qartë të gjitha rekomandimet e komisionit duhet dhe do të adresohen në këtë projektligj”, ka thënë Adnan Rrustemi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …