Dy deputetët opozitarë, Xhavit Haliti nga PDK dhe Bekë Berisha nga AAK i kanë kërkuar Qeverisë angazhim më të madh në shuarjen e zjarreve, që u ndezën së fundmi në rajonin e Dukagjinit. Gjatë seancës plenare, në deklarimet jashtë rendit të ditës, deputeti i PDK-së, tha se temperatura e larta vijojnë të jenë të pranishme dhe për këtë institucionet duhet të jenë të përqendruara dhe kontrollojnë gjitha fushat e rrezikuara nga zjarri. Nga ana tjetër, Bekë Berisha, tha se ekzekutivi duhet të jetë aktiv në shuarjen e zjarreve dhe parandalimin e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …