Në takimin e radhës të nivelit të lartë në Bruksel, kurdo që mbahet, nga opozita kërkojnë që të shfrytëzohet për nënshkrimin e marrëveshjes për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Ndërkohë ekspertë të sigurisë dhe vëzhgues të procesit të dialogut këmbëngulin që Kosovë duhet të ndjekë vijën e respektimit të marrëveshjes, si e vetmja rrugë drejt anëtarësimit në BE si dhe forcimit të shtetësisë së saj në arenën ndërkombëtare. Në katër komunat veriore të Kosovës, si rrallëherë Lista Serbe nuk udhëheqë, të paktën jo zyrtarisht, nga kolltuku i zyrës së kryetarit. As në zgjedhjet e 23 prillit Lista Serbe nuk do të marrë pjesë. Për një platformë të përbashkët për këtë situatë, presidenti serb ka paralajmëruar se do të vendoset në Rashkë, qyteti kufitar me Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …