Ministri, Hekuran Murati, kritikon Gjykatën Kushtetuese, sepse ia pezulloi vendimin e tij arbitrar

Opozita kritikon qeverinë për rritjen ekonomike, sepse me 3 për qind rritje nuk mund të flitet për përmirësim të kushteve

Me afrimin e zgjedhjeve, Qeveria e Kosovës po përpiqet të prezantojë tregues pozitivë të zhvillimit ekonomik, me ministrin e Financave, Hekuran Murati, në qendër të këtyre përpjekjeve. Së fundi, Murati deklaroi se ekonomitë familjare kanë përfituar 1.5 miliardë euro gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, duke përmendur një rritje të “gjithëpërfshirëse” ekonomike. Opozita nuk e ka pritur mirë këtë deklaratë. Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, kritikoi Muratin, duke theksuar se një rritje prej 3.3% nuk është e mjaftueshme për të folur për përmirësime të konsiderueshme në të ardhurat e qytetarëve. Mustafa gjithashtu theksoi se, për shkak të inflacionit, vlera e depozitave bankare ka rënë ndjeshëm. Nga ana tjetër, Berat Rukiqi nga LDK, e quajti pretendimin e Muratit të pabazë, duke vënë në dukje se qytetarët sot shpenzojnë rreth 60% të të ardhurave të tyre për nevoja bazike, si ushqimet dhe barnat.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …