Ashtu sikur ka qenë paralajmëruar, opozita ka konfirmura rikthimin në Kuvendin e Kosovës në ditën kur pritet të ratifikohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi. Vetëvendosja është zotuar se me çdo kusht do të angazhohet për ndalimin e këtij akti, ndërkohë që Qeveria, këtë Marrëveshje pritet ta procedojë në Kuvend në fillim të muajit qershor. Opozita paralajmëron një kundërshtim të ashpër, si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit, duke besuar se kjo Marrëveshje është e dëmshme për vendin dhe duhet ndaluar. Opozita paralajmëron kundërshtimin, meqë me të drejtë konsideron se kjo Marrëveshje është tejet e dëmshme për vendin dhe duhet ndaluar. Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, i hap rrugë miratimit të rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, meqë është përmendur si njëri ndër kushtet e Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …