Mes kundërshtimeve të shumta po vazhdon në Kuvendin e Kosovës shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. Derisa ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka prezantuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2023, i cili përmban edhe koeficientin e ri prej 105 eurove kërkoi procedura të përshpejtuara për këtë projektligj. Me këtë koeficiente nuk janë pajtuar partitë opozitare të cilat patën propozimet e tyre për vlerën e koeficientit. Deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se procedurat e miratimit të këtij projektligji kanë mangësi e shkelje. PDK-ja kërkon që baza e këtij debati të koeficientit të jetë 120 e tutje, dhe nuk pajtohen me koeficientin e propozuar. Sipas Shalës koeficienti prej 105 eurosh nuk përbënë rritje reale, por rritje numrash. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami koeficienti prej 105 euro u shpreh se vetëm ul pagat për një pjesë të konsiderueshme të zyrtarëve publik. Ajo tha se bazuar në buxhetin e Kosovës për vitin 2023 propozojnë që koeficienti për këtë vit të jetë 125 euro. Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj u shpreh se koeficienti i propozuar nga pushteti është i papranueshëm për këtë subjekt politik. Ai propozoi që koeficienti të jetë 129 euro.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …