Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se opozita mbetet e angazhuar për largimin e Qeverisë aktuale dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme. Në një intervistë për “Epokën e re” ai ka bërë me dije se nuk do të ketë çarje të koalicionit sepse, opozita është më unike se kurrë më parë. “Opozita është më e bashkuar se kurrë për shkak të kauzës që ka përpara dhe gjendjes së krijuar nga Qeveria aktuale, e cila e ka thelluar krizën në Kosovë. E dimë se ka interesa të caktuara që dëshirojnë ta përçajnë opozitën, mirëpo opozita nuk do të përçahet, përkundrazi është më e bashkuar dhe më e fuqishme së kurrë më parë. Prandaj, të gjithë ata që pretendojnë ta përçajnë opozitën do të dështojnë”, ka deklaruar Isufi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …