Kuvendi Komunal i Drenasit nesër mban seancën e jashtëzakonshme me pikën e vetme të rendit të ditës ku opozitarët kërkojnë shfuqizimin e vendimit të DKA-së për mbylljen e shkollave në Abri, Godancë dhe Gjergjicë, ku fëmijët tash e dy muaj kanë mbetur pa mësim. Sipas Komunës së Drenasit, arsyeja për mbylljen e këtyre shkollave ka qenë se nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të nxënësve e as mundësi buxhetore për të funksionuar këto shkolla. Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka reaguar ndaj mbylljes së shkollave në komunën e Drenasit, duke e quajtur të pabazuar, të gabuar dhe veprim të padrejtë. Edhe prindërit e nxënësve të këtyre shkollave kanë shprehur shqetësimin dhe kanë kërkuar anulimin e vendimit. MASHT ka paralajmëruar se do t’i dërgojë edhe zyrtarisht shkresë Komunës së Drenasit me shpresën se kjo kërkesë do të shqyrtohet dhe nxënësit do të kthehen në shkolla. “MASHT nga buxheti i vet nuk siguron mjete buxhetore për asnjë komunë, shkollë apo paralele, sepse secila komunë e ka të siguruar grantin qeveritar për arsim, i cili ndahet nga Ministria e Financave, andaj kërkesa e DKA-së për buxhet shtesë nga MASHT është joligjore”, pati deklaruar ministri Bytyçi. (kosovapress)
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …