Opozita ka thirrur për sot në orën 12.00 një protestë masive në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pas përmendjes së emrit të kryeministrit Edi Rama në çështjen Mek Gonigal, për të cilin demokratët thonë se është përfshirë në një aferë korruptive me qëllim për shkatërrimin e opozitës. Në këtë protestë, krerët e opozitës, Sali Berisha e Ilir Meta kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Nëse në tubimet e mëparshme kryefjalë kundër Qeverisë ka qenë keqmenaxhimi i taksave të qytetarëve dhe varfëria, këtë herë kauza ka ardhur nga përtej Atlantikut dhe protesta sipas opozitës është tërësisht politike. Për organizimin e protestës është njoftuar edhe Policia e Shtetit, e cila ka marrë masat për mbarëvajtjen e saj dhe bllokimin e disa rrugëve.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …