Opozita në Shqipëri organizon protestë kundër Qeverisë

Opozita  në Shqipëri organizon protestën e paralajmëruar javë më parë.Protesta do të fillojë në orën 11:00 në sheshin “Skënderbej” për të vijuar me marshim drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe për t’u ndalur para Kryeministrisë. Policia e Shqipërisë ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e protestës në sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”. Ajo bën të ditur se do të ketë bllokime të trafikut dhe kufizim të pjesshëm të trafikut në rrugët: Bulevardi “Zogu i Zi”, rruga e “Kavajës”, rruga e “Dibrës”, rruga e “Elbasanit”, bulevardi “Bajram Curri”. Po ashtu Policia njofton se do ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve si më poshtë : nga sheshi “Skëndërbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza” nga ora 10:00 deri në orën 16:00. 

Kontrolloni gjithashtu

Papa Françesku po kërkon falje në Amerikën e Veriut për gjenocidin që Kisha Katolike u shkaktoi indigjenëve

Papa Françesku i ka quajtur mizori bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës

Papa Françesku i ka quajtur mizori bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës. Gjatë fjalimit …