Opozita e nisi me dhunë, por i mbylli me paqe protestat. Qetësimi i opozitës ka të bëjë me mesazhet e forta amerikane deri edhe me tone kërcënuese se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do konsideronin partitë jashtë parlamentare të opozitës si organizata të dhunshme. Opozita as i mohoi as i pohoi lajmet te cilat qarkulluan në të gjitha mediet brenda dhe jashtë Shqipërisë ndërsa në protestë lideri i opozitës u shfaq me dy vajzat e tij. Duhej një zë i fortë i Amerikës, për ta bërë esëll opozitën e frymëzuar nga disa qarqe në Gjermani e në Holandë, të mbështetura fuqishëm nga Beogradi e Athina për përmbysjen e rendit kushtetues në Shqipëri. Sot janë bërë lepuj tigrat si Sali Berisha e Lulzim Basha dhe e ka ulur zërin edhe ashtu të mekur, Ilir Meta.
