Opozita paralajmëron masa dhe veprimeve të ndryshme për ta kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi

Vetëvendosja, AAK-ja dhe Nisma për Kosovën kanë paralajmëruar se do të  ndërmarrin  masa dhe  veprime të ndryshme, me qëllim për  ta kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Vetëvendosje ka marrë vendim që kundërshtimin ta nis nga Kuvendi i Kosovës, një veprim të tillë nuk e përjashton as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë, në seancën kur do të vihet për ratifikim demarkacioni me Malin e Zi. Nisma për Kosovën ende nuk ka marrë një vendim të prerë si do të veprohet ditëve në vijim. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Vetëvendosje nuk e ka përjashtuar as mundësinë e përdorimit të gazit lotsjellës dhe formave që janë përdorë nga opozita vjeshtën e vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti. Nuk dihet se a do të përkrahen  veprimet e tilla nga AAK-ja dhe Nisma. Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj deputet në Kuvendin e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se me veprime të ndryshme politike do të kundërshtohet ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …