Partitë opozitare paralajmërojnë rezistencë të fortë për të mos lejuar ratifikimin në Kuvend të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Opozita bëri të ditur se nëse këto marrëveshje sillen në Kuvend, do të rikthehet edhe gazi lotsjellës. Megjithatë, partnerët e koalicionit qeverisës këmbëngulin se këto marrëveshje do të miratohen në Kuvend. Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka deklaruar se Kosova e ka obligim ligjor themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumice Serbe, prandaj, themelimi i tij do të bëhet në harmoni me ligjin e vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Shpresojmë se opozita është mbushur mend dhe nuk do t’i kthehet metodave primitive të politikë bërjes, ka deklaruar Gecaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …