Përfaqësuesit
e tri partive opozitare, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, Pal Lekaj nga AAK si
dhe Bilall Sherifi nga Nisma, mbajtjen një konferencë për medie, gjatë të cilës
përsëritën thirrjen për t’iu bashkuar masivisht manifestimit të nesërm. Ata
thanë se opozita ka sjellë argumente të mjaftueshme që flasin se Marrëveshja për
Asociacionin dhe ajo për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, përbëjnë
shkelje të të
patolerueshme të shtetësisë së Republikës së Kosovës. Opozita tashmë ka
siguruar transportin me autobusë nga të gjitha komunat, për në sheshin ‘Zahir
Pajaziti’ në Prishtinë. Manifestimi fillon në ora 14:00 me intonimin e himnit
kombëtar, vazhdon me fjalime politike si dhe mbaron me një pikë artistike.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …