Opozita planifikon të mbajë
protesta të përditshme nëse Qeveria nuk jep dorëheqje deri më 17 shkurt.
Njoftohet se partitë opozitare janë duke pritur reflektim nga Qeveria deri më
17 shkurt dhe nëse deri atëherë ajo nuk jep dorëheqje dhe t’i shpall zgjedhjet
e parakohshme, atëherë protestat do të shpeshtohen. Nëse deri në përvjetorin e tetë të pavarësisë
së Kosovës nuk reflekton kjo Qeveri, atëherë do t’i ndryshojnë metodat e
veprimit, duke organizuar protesta edhe më të shpeshta, deri në ato të
përditshme, është cituar të ketë deklaruar anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë
e Kosovës, Muharrem Nitaj.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …