PDK-ja dhe AAK-ja i kanë ruajtur komunat ku kanë qeverisur gjatë mandatit të kaluar

Opozita po paralajmëron se Ligji për investime strategjike do ta dërgojë edhe në Gjykatën Kushtetuese, pasi është i mangët

Edhe pse Ligji për investime strategjike u miratua në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, opozita po e kundërshton këtë ligj, duke e quajtur të mangët dhe jokushtetues. Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, e ka paralajmëron shumicën në Kuvend, se në rast se e miratojnë në lexim të dytë këtë Ligj, atëherë PDK do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. “Nëse nuk ngrihen shqetësimet e ngritura dhe nuk bëhen përmirësohen shqetësimet definitivisht do të ankohemi. Ne kemi ngritur shqetësimet, kemi dhënë rekomandimet nen për nen, ai ka non sens edhe juridik sepse len kompetenca ministres të veprojë mbi ligjin, saktëson deputeti Shala. Se ky Ligj mund të sfidohet për kushtetutshmërinë e tij,  Edhe deputetja nga radhët e AAK-së, Albana Bytyçi, ka bëtë të ditur se ky ligj mund të sfidohet në Gjykatën Kushtetuese. Pavarësisht ankesave e kritikave nga opozita, partia shumicë në Kuvend pret që i njëjti ligj të kalojë edhe në lexim të dytë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …