Opozita e bashkuar

Opozita po përgatitet për zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat pritet të mbahen shpejt

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  tashmë ka hartuar një formulë konkrete, ku përveç kuotës së ndarë mes partive opozitare që parashihet të kenë një listë bashkë me shoqërinë civile, kanë diskutuar edhe për ndarjen e posteve. Sipas dokumentit që e ka hartuar AAK-ja, Vetëvendosje mund të zgjedh mes bartësit të listës apo mandatarit të Qeverisë. Bartësi i listës është kandidat për kryetar të Kuvendit, i cili i takon njërës prej dy partive politike, Vetëvendosjes ose AAK-së. I dyti në listë është mandatar për formimin e Qeverisë dhe i takon asaj partie që nuk e ka bartësin e listës, Vetëvendosjes ose AAK-së. Sipas propozimit të AAK-së, kuotat e listës zgjedhore do të jenë 40 vende për Vetëvendosjen, 40 për AAK-në, Nisma t’i ketë 20, ndërsa Shoqëria Civile 10. AAK-ja i ka renditur edhe parimet mbi të cilat synojnë të udhëheqin.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike e Kosovës: Sulmet ndaj afaristëve dëmtojnë zhvillimin ekonomik dhe imazhin e Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për sulmet e vazhdueshme ndaj afaristëve …