Opozita në Kosovë po i vazhdon këshillimet në kuadër të përpjekjeve për të siguruar numrin e mjaftueshëm të votave për ngritjen e mocionit të mosbesimit në Kuvend ndaj Qeverisë së Kosovës. Ato, vazhdojnë të kontestojnë legjitimitetin e Qeverisë aktuale të Kosovës, por zyrtarisht nuk kanë ndërmarrë ndonjë nismë drejt ngritjes së ndonjë mocioni të mosbesimit, ngase u mungojnë votat e nevojshme për ta rrëzuar ‘Qeverinë Haradinaj’. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë, se pas zhvillimeve të fundit politike, e vetmja mundësi për të ndryshuar gjendjen në vend është rrëzimi i qeverisë aktuale me anë të mocionit të mosbesimit. Mocioni i votëbesimit është rruga e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza. Sot kam pasur takime me kryetarin e grupit parlamentar të Vetëvendosjes edhe me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate. U kam qartësuar atyre që grupi ynë parlamentar do të takojë formalisht këto dy grupe të tjera parlamentare për të bërë gati mocionin e votëbesimit sa më parë”, tha Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …