Tirana, Podgorica dhe Beogradi janë përfshirë në protesta në të njëjtën kohë, duke kërkuar rrëzimin e qeverive të cilat i akuzojnë për keqqeverisje, korrupsion etj. Edhe pse asnjëra nga protestat e deritanishme nuk ka arritur të rrëzojë udhëheqësit e këtyre tri shteteve, ato nuk kanë as edhe një mbështetje nga shtetet e BE-së apo të Amerikës, me faktin se ato shtete dënojnë protestat e dhunshme si dhe marrjen e pushtetit me dhunë. Protestat më të dhunshme u shënuan në Tiranë ku opozita sulmoi si gjithnjë godinat e institucioneve, policinë dhe lokalet e private të bizneseve. Në Mal të Zi qytetarët kanë dalë në protestë dhe këmbëngulin se demonstrimet përfaqësojnë një lëvizje të sinqertë qytetare pa ndonjë ndikim të huaj. Ndërsa në Serbi protesta e kësaj të shtune u thirr nga një koalicion i 30 grupeve të opozitës, ku përfshihen parti politike dhe aktivistë. Ky është kurorëzimi i katër muaj tubimesh.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …