Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Opozita: Pretendimet e Qeverisë për një asociacion tjetër janë manovra politike, pasi Kurti në Ohër e ka pranuar AKS-në

Partitë opozitare dhe shoqëria civile i konsiderojnë manovra politike dhe të vonshme deklaratat e zyrtarëve, të cilët thonë  se qeveria do të hartojë vetë një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tyre, qasja e Qeverisë  në dialog është në dëm të forcimit të subjektivitetit dhe përfundimit të procesit të dialogut. Deputeti i LDK-së , Armend Zemaj, thotë për KosovaPress se qëndrimet e tilla të pushtetit nuk janë serioze dhe se po bëhen vetëm për fushatë elektorale. Deputetja së AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se  Qeveria-Kurti përmes manovrave politike po bën përpjekje  t’i ikë dërgimit në kushtetuese të draft-statutit të Asociacionit, të propozuar nga euro-amerikanët. Ajo thekson se përveç kësaj deklaratat e pushtetarëve se Kosova do të hartojë draftin e vet për Asociacionin janë të vonshme, pasi Kurti e ka pranuar të njëjtin në kuadër të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Madje, Glauk Konjufca,  ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës draft-statut për themelimin e Asociacionit, pasi,  sipas tij, Qeveria në momentin e duhur do të propozojë draftin e vet për themelimin e Asociacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …