Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nismën e tri partive opozitare, LDK, Vetëvendosje dhe PSD, lidhur me një seancë të jashtëzakonshme për çështjen e dialogut me Serbinë, e ka quajtur iniciativë absurde. Përmes një postimi ka thënë se iniciativa e opozitës, ndonëse proceduralisht në rregull, “politikisht përbën një veprim absurd dhe krejtësisht të panevojshëm për temën të cilën thuhet se do ta trajtojë”. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, as dje, as sot, as kurrë, nuk mbrohet me deklarata elektorale dhe rezoluta eventuale. Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës mbrohet nga institucionet shtetërore dhe nga kushtetuta e saj. Paniku opozitar dhe gënjeshtrat me të cilat partitë opozitare dezinformojnë qytetarët e Kosovës janë të turpshme dhe njëkohësisht të rrezikshme për stabilitetin e vendit. Ato kanë një qëllim të vetëm: të nxisin tensione dhe më pas protesta të dhunshme antidemokratike, në kundërshtim me rendin kushtetues dhe ligjor në vend”, ka thënë mes tjerash, Kadri Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …