Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, për shkak të mos zbatimit të rezolutës së Kuvendit për rrënimin e murit në Mitrovicë. Me iniciativën e shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj, është mbajtur një takim me shefat e grupeve parlamentare opozitare, të cilët kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku kërkuan dorëheqjen e Qeverisë. “Si pasojë e mosrepektimit të vendimeve të Kuvendit të Kosovës dhe shkeljes së demokracisë në vend, e po ashtu për shkak të papërgjegjësisë në qeverisje që po i sjellë vendit dëme të konsiderueshme, zgjidhja më e mirë do të ishte dorëheqja e kësaj qeverie dhe shkuarja në zgjedhje”, thuhet ndër te tjerash në deklaratën e nënshkruar nga Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, atij të AAK-së Pal Lekaj si dhe Valdete Bajramit nga Nisma për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …